Kola-Hajdari: 125 ekzaminime mamografike gjatë tetorit në Spitalin e Pejës
BKT
Lajme

Kola-Hajdari: 125 ekzaminime mamografike gjatë tetorit në Spitalin e Pejës

Vetëdijesimi i grave për për kancerin e gjirit po rritet nga viti në vit.

Dr. Roza Kola  Hajdari – Specialiste e Radiologjisë në Spitalin e përgjithshëm të Pejës, ka për thënë “Zarfi Info”, se fushata e sivjetme ka qenë njëra nga fushatat më fluksin më të madh të pacienteve.

“Mund të them se fushata e këtij viti ishte njëra nga fushatat më të suksesshme, marrë parasysh këtu interesimin e madh të grave për ta kryer mamografinë. Është për të ardhur mirë se vetëdijesimi i grave për këtë sëmundje vdekjeprurëse po rritet nga viti në vit dhe si rezultat i kësaj, ato menjëherë po drejtohen për ta kryer këtë ekzaminim mamografik i cili në faza shumë të hershme mund ta kap kancerin e gjirit”, tha Kola – Hajdari.

“51 ekzaminime kanë qenë në muajin gusht, 66 në muajin shtator, ndërkaq, në muajin tetor 125 ekzaminime. Nga këto statistika vetëm 3 raste i kemi pasur të dyshimta dhe i kemi rekomanduar për tretman të mëtutjeshëm. Jo, nuk kemi informacione të sakta sepse në shumicën e rasteve pacientet nuk kthehen me diagnozë tek ne”.

“Simptomat e kancerit të gjirit nuk janë të njëjta tek të gjitha gratë. Disa prej shenjave më të zakonshme të kësaj sëmundje tregohen përmes, një gjëndre apo një kokrre në gji ose nën sqetull, trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit, ndryshime të lëkurës së gjirit-skuqje, skuqje, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit, rrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit, duke përfshirë edhe gjakun, janë disa prej shenjave që tregojnë se kemi të bëjmë me kancerin e gjirit”, tha specialistja e Radiologjisë Dr. Roza Kola – Hajdari.

Ajo, gjithashtu i ka sugjeruar të gjitha gratë dhe meshkujt se për çdo ndryshim të pazakontë në gji, të drejtohen te mjeku dhe ti kryejnë ekzaminimet e duhura radiologjike, për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje, sepse siç tha ajo, mamografia e kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme.

 

 


MË SHUME NGA Lajme