Sigal Prishtina mposhtet nga skuadra gjermane
Ka përfunduar ndeshja Medi Bayreuth – Sigal Prishtina, e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit C në FIBA Europe Cup.
Skuadra gjermane ka fituar me rezultat 97:89 (25:26, 31:19, 19:21, 22:23). Derisa në tre çerekë të lojës Prishtina ishte për një ose dy pikë më e mirë, përcaktues ishte çereku i dytë, të cilin vendësit e fituan me 12 pikë dallim, 31:19.
James Alexander Woodard me 17, Reid Alfred Travis e Andreas Seiferth me nga 16 dhe Evan Bruinsma me 15 pikë ishin më të merituarit për fitoren e skuadrës gjermane.
Te Sigal Prishtia më efikasi ishte Dardan Berisha me 30 pikë, Fahro Alihodzic i shënoi 15, Divine Myles 14, ndërsa Mikaile Tmusic 11 pikë.
Ndeshjen e radhës Sigal Prishtina e zhvillon më 6 nëntor në udhëtim te skuadra letoneze Ventspils.























