Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirët e parë do të jenë Arben Hoti, president i RCPI dhe Dukagjin Sokoli, kryetar i këshillit organizativ, të cilët na njoftojnë për mbrëmjen humanitare nga Rotary Prishtina si dhe për aktivitetet e Rotary Clup Prishtina International.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga KultPlus Caffe Gallery do të jetë Jusuf  Buxhovi, shkrimtar, publicist, ku edhe me ç'rast sot do të promovohet “Trilogjia Gjermane”.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të flasë Aurela Kadriu nga qendra "Multimedia", e cila na njofton për edicionin e dytë i "Kosovo Theatre Show Case".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme