Rama miraton Komisionin për Administrimin e Ujëravë Ndërkufitare
BKT
Shqipëri

Rama miraton Komisionin për Administrimin e Ujëravë Ndërkufitare

Në mbledhjene qeverisë, Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme (30 tetor) përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare.

Sipas vendimit të qeverisë komisioni do të kryesohet nga zëvendësministër i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe ka në përbërje zv/ministra nga Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton oranews.

Po sipas vendimit, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka rolin e sekretariatit teknik të Komisionit dhe organizon mbledhjet e Komisionit; planifikon dhe harton projektaktet, sipas tematikave përkatëse; realizon çdo detyrë tjetër që i ngarkon kryetari i Komisionit dhe raporton periodikisht pranë Kryeministrit për veprimtarinë e Komisionit.

Komisioni ngarkohet për administrimin e ujërave ndërkufitare, administrimin e marrëdhënieve me shtetet kufitare për këto ujëra, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, në marrëveshjet ndërkombëtare, konventat dhe protokollet e nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.

Komisioni ka të drejtë të krijojë nënkomisione me ekspertë të fushave përkatëse për probleme dhe çështje specifike.

Ky vendim i qeverisë vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama u takua me homologun e Greqisë, Kiriakos Micotakis.


MË SHUME NGA Shqipëri