Kjo është aktorja që do ketë rolin e Elizabeth Taylor në biografinë e saj
Aktorja britanike Rachel Weisz, e cila për publikun u bë e njohur për rolin e saj në filmin “Mummy”, do të luajë Elizabeth Taylor në legjendën e re të Hollywood.
Filmi është vendosur të dalë së shpejti, me titull ‘Një lidhje speciale’, dhe tregon jetën e aktores dhe miqësinë e saj me Roger Wall, një homoseksual dhe asistentja e saj e gjatë, dhe fushata e tyre e ndërgjegjësimit për AIDS-in në vitet 1980.
Autori i filmit është Simon Boffoy, i cili fitoi një Oscar për ‘Ghetto Milioner’. Ai ka punuar për biografinë e Taylor për disa muaj, duke intervistuar të njohurit e saj, bashkëpunëtorët, anëtarët e familjes dhe miqtë.
‘Në fokus të filmit është historia e miqësisë, festimi i një marrëdhënie të tillë dhe si dhe si mund të ndryshojë një person dhe pikëpamjet e tyre mbi botën’, tha regjisori.























