Publikohet nesër “Don’t Start Now” nga Dua Lipa
BKT
Magazina

Publikohet nesër “Don’t Start Now” nga Dua Lipa

Dua Lipa ka disa ditë që ka paralajmëruar promovimin e këngës së re “Don’t start now” që pritet të bëhet nesër me 1 nëntor.

Këngëtarja shqiptare, e cila po bën bujë të madhe nëpër botë, po vazhdon të jetë tejet e kërkuar në skenën muzikore.

Talenti dhe këngët e saj po vlerësohen shumë, duke u rënditur shumë herë në majë të top listave botërore, si edhe duke u dhënë çmime të veçanta për të.

Ajo së fundmi ka publikuar listën e vendeve nëpër botë, me orarin që pritet të promovohet kënga e re.
Bie në sy se në Kosovë, Prishtinë, kënga promovohet në orën 12:00. 


MË SHUME NGA Magazina