Kërcënimi me jetë, merret në mbrojtje Rudina Hajdari
BKT
Shqipëri

Kërcënimi me jetë, merret në mbrojtje Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari është marrë në mbrojtje fill pas tre ditëve, ku deklaroi në parlament se ishte kërcënuar me jetë.

Mësohet se Hajdarit i është vënë një truprojë nga Garda e Republikës.

Ditën e sotme, deputetja u pa të shoqërohej gjatë gjithë kohës në Kuvend nga truproja në fjalë. Ju kujtojmë se të hënën, gjatë seancës plenare Hajdari kërkoi nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi që të merreshin masa përsa i përket sigurisë së saj në Kuvend dhe kryesi, transmeton TCH.

Ruçi nga ana e tij u shpreh se e ka marrë shkresën e Hajdarit dhe se çështja është përcjellë edhe në ministrinë e Brendshme.


MË SHUME NGA Shqipëri