Selena Gomez heq çdo dyshim për lidhje: Prej 2 vitesh jam beqare
BKT
Magazina

Selena Gomez heq çdo dyshim për lidhje: Prej 2 vitesh jam beqare

Këngëtarja Selena Gomez ka sqaruar njëherë e mirë statusin e lidhjes së saj.

Mediat rozë raportuan se Gomez është rikthyer me ish të dashurin e saj Samuel Krost. Por këngëtarja menjëherë ka hedhur poshtë thashethemet duke thënë se është beqare.

Në një postim në Instagram 26-vjeçarja shkroi se nuk është në një lidhje për rreth 2 vite.

Kjo la të nënkuptohet se pas ndarjes nga Justin Bieber asnjë mashkull nuk është futur në jetën e saj.

“Nuk po dal me askënd. Jam beqare prej dy vitesh”, shkroi ajo.


MË SHUME NGA Magazina