Allan mungon ndaj Romës
BKT
Sport

Allan mungon ndaj Romës

Asgjë serioze për brazilianin Allan. I dëmtuar në ndeshjen mes Napolit dhe Atalantës, mesfushori nga vendi i Sambas trembi tifozët e kaltër dhe trajnerin Carlo Ancelotti por për Allan nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz pasi mesfushori ka marrë vetëm një goditje.

Megjithatë Allan do të humbasë ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Romës në Serinë A për t’u kthyer në dispozicion të Ancelottit për ndeshje ndaj Salzburg në Champions League mesjavën e ardhshme.