17:07 / 31.10.2019
Tre gjigantët italianë po bëjnë garë të “nxehtë” për Rakitic
Gara për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic po vazhdon mes tre gjigantëve italianë Inter, Milan e Juventus.
Futbollisti kroat pritet të largohet nga “Camp Nou”, pasi nuk po arrin të luajë në formacionin e parë që nga transferimi i Frenkie de Jong në afatin veror.
Sipas disa raportimeve, vlera e Rakitic pritet të jetë rreth 50 milionë euro. Përveç klubeve italiane edhe gjiganti anglez Manchester United ka shfaqur interesim.
Rakitic ka luajtur vetëm një ndeshje në formacionin e parë, ndërsa ka hyrë në lojë nga stoli në tetë ndeshje.























