18:48 / 31.10.2019
Probleme të mëdha për PSG-n, mungojnë gjysma e lojtarëve
Klubi francez në ndeshjen e radhës do të luaj kundër Dijon, por do të këtë mungesë të mëdha të lojtarëve në formacionin e parë.
Trajneri Thomas Tuchel ka pranuar se lojtarët si Neymar, Marco Verratti, Thiago Silva, Ander Herrera, Thomas Meunier dhe Thilo Kehrer nuk do të luajnë.
Gjëja e mirë për ‘parisienët’ është rikthimi i qendërsulmuesit Edison Cavani, i cili pritet të luajë në formacionin e parë.
Kujtojmë që ndeshja zhvillohet nesër në ora 20:45.























