19:32 / 31.10.2019
Juve-Lazio, ku dhe kur do të zhvillohet finalja e Superkupës?
Më shumë detaje janë publikuar rreth organizimit të Supercoppa Italia mes Juventusit dhe Lazios.
Sipas "Corriere Dello Sport", loja do të zhvillohet në King Saud University Stadium në Rijad.
Data ende nuk është e sigurt, megjithëse zgjidhja e preferuar është 22 dhjetori.
Ndeshja do të zhvillohet rreth orës 17:00 ose 18:00. Juventusi ka fituar titullin në Serie A, ndërsa Lazio e ka fituar Kupën.























