Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” protestojnë për afatin e nëntorit
BKT
Lajme

Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” protestojnë për afatin e nëntorit

Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” sot organizoi protestë lidhur me afatin e nëntorit.

Senati i Universitetit nuk aprovoi kërkesën e studentëve qënë afatin e nëntorit të mbahen e 2 provime dhe të vlejë për kusht.

Parlamenti Studentor thotë se kjo u konsiderua shkelje nga ana e senatorëve, mirëpo studentët u revoltuan duke protestuar se kjo nuk është shkelja e vetme në universitet.

“Pankartat e shënuara tregojnë një formë revolucioni nga ana e studentëve, sepse ishin të përfshirë së bashku, pa dallime dhe të organizuar në formën më të mirë të mundshme në kërkesat e tyre.

Nga informatat prej studentëve kuptuam se ndjehen të injoruar nga senatorët që do duhej të ishin pro studentëve.

Konsideruan të turpshme injorimin e ftesës për ballafaqim me ta, andaj formën më të duhur e konsideruan protestën për të përçuar mesazhin në menaxhment”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Lajme