22:56 / 31.10.2019
United ia kërkon Romës 15 milionë për Smalling
Manchester United është duke kërkuar 15 milionë nga klubi italian Roma për mbrojtësin Chris Smalling.
Anglezi është në huazim të Roma për këtë sezonë, por që ata kanë shprehur interesim për të arritur marrëveshje të përhershme me të, shkruan Sport Italy.
Qendër-mbrojtësi ka impresionuar me paraqitjet e tij që prej fundit të gushtit dhe për ta mbajtur Roma duhet të paguajë 12 milionë plus 3 milionë bonuse për ta bërë lojtar të vetin.























