Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Boris Scharlowski përfaqësues i projektit nga GIZ-i, i cili do të na njoftojë për shpalljen e tri shkollave fituese nga gara "Shkolla Ideale".

Po ashtu mysafir do të jetë Eric B. Easton profesor, i cili do të flasë për javën globale për edukimin medial.

Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Osman Maxhera drejtor, i cili do të na njoftojë rreth shërbimeve në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme