Dua ja mundëson fansit ta dëgjojë këngën e re para publikimit
Të gjithë adhuruesit e Dua Lipës janë në pritje të këngës së re të këngëtares me prejardhje nga Prishtina, që do të publikohet më 1 nëntor.
Mirëpo një fans i flaktë i saj ka pasur rastin ta dëgjojë këtë këngë më herët.
Radio BBC 1 dhe këngëtarja 24 vjeçare ja kanë mundësuar adhuruesit të saj të ri në moshë, Sam, ta dëgjojë këtë këngë në shtëpinë e vet dhe t’i ndajë përshtypjet e tij me Dua Lipën, duke u lidhur direkt në emisionin e mëngjesit në radio.
Sam ishte i impresionuar nga kënga që dëgjoi dhe e cilësojë atë si më ndryshe, me tempo të veçantë. “Është definitivisht më e mirë se ‘Swan Song’", theksoi ai duke e bërë Duan të qesh shumë.
Për të ndjekur reagimin e adhuruesit të parë në botë që dëgjoi këngën e re të Dua Lipës, shikoni videon e më poshtme:























