09:06 / 01.11.2019
Shqiptarja Ava Max publikoi këngën e re
Ava Max, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re, që mban titullin ‘Freaking Me Out’.
Kjo këngë tashmë gjendet në YouTube dhe sigurisht që po pëlqehet që nga minutat e para të publikimit.
Ky projekt muzikor i pason bashkëpunimit shumë të suksesshëm ‘Slow Dance’, në bashkëpunim me AJ Mitchell, që u prit mirë nga publiku.
Këngëtarja shqiptare ka shënuar suksese të shumta këtë vit, teksa është nominuar për çmime në disa nga ngjarjet vjetore më të mëdha të muzikës si MTV Video Music Aëards, MTV EMA.























