VIDEO-Institucionet të rrisin buxhetin në arsim
BKT
Lajme

VIDEO-Institucionet të rrisin buxhetin në arsim

RTKlive

Sot do të mbahet ceremonia e ndarje së shpërblimeve për garën “Shkolla ideale” që do të organizohet në Muzeun Kombëtar, Prishtinë.

Gjatë kësaj ceremonie do të shpallen tri shkollat fituese të garës si dhe do të mbahen punëtori për nxënësit dhe mësimdhënësit e pranishëm. Ngjarja organizohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si pjesë e festimeve në kuadër të 20 vjetorit të bashkëpunimit gjerman në Kosovë.

Boris Scharlowski përfaqësues i projektit nga GIZ-i, tha se PISA ka qenë arsyeja që kanë filluar me garën për “Shkollën ideale’.

“Rrëfimi i ka filluar më 6 dhjetor të vitit 2016, ishte momenti kur rezultatet e PISA-s i publikuan në Kosovë. PISA është një vlerësim ndërkombëtar në tërë botën. Rezultatet treguan se në Kosovë ka problem në arsim. Me garën kemi filluar dy muaj më parë dhe kemi dashur t’i ftojmë nxënësit se si duket një shkollë ideale”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).


MË SHUME NGA Lajme