Borchardt: Qeveria transparencë për ligjin e medias
Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt është shprehur se qeveria shqiptare me përfundimin e projektligjit për mediat duhet të garantojë debat transparent për ndryshimet e propozuara.
“Duam të shprehim mbështetjen tonë për një aktivitet të pavarur të medias online dhe gjithashtu i kërkojmë ligjvënësve shqiptarë sapo të jetë përfunduar projektligji të garantojnë një debat të hapur dhe transparent për të gjitha ndryshimet e propozuara me të gjitha palët e interesuara e të përfshira. Ju inkurajojmë ju gazetarëve dhe mediave që të bëni që zëri juaj të dëgjohet”, tha Borchardt.
Në forumin për median e pavarur, Borchardt shtoi se është një rrugë e gjatë përpara për përmirësimin e cilësisë së raportimit si edhe mbështetjes së transmetuesit publik TVSH.
Ndërsa nxori në pah edhe problemin e përqendrimit të pronësisë së mediave duke thënë se po e ndalon diversitetin dhe po pengon profesionalizmin.
Ai tha se përqendrimi i pronësisë së medieve duhet kufizuar me ligj.























