Në Madrid të Spanjës formohet klasa e parë për mësimin e gjuhës shqipe
BKT
Shqipëri

Në Madrid të Spanjës formohet klasa e parë për mësimin e gjuhës shqipe

Është bërë e ditur se në Madrid të Spanjës është formuar klasa e parë për mësimin e gjuhës shqipe, e cila do të nisë funksionimin e saj më datë 24 nëntor.

Thuhet se deri tani afërsisht 15 fëmijë janë të gatshëm të startojnë, për ta mësuar gjuhen shqipe, shkruan albinfo.ch.

Vlenë të theksohet se komuniteti shqiptar në Spanjë numëron mbi 2 mijë shqiptarë që jetojnë atje.

Qendra e Botimeve për Diasporën, në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Postën Shqiptare ka përfunduar dërgesën me tekstet shkollore për mësimdhënien në Diasporë drejt Spanjës.

Tekstet për fëmijët dhe mësuesit e diasporës janë falas dhe kanë pikëmbërritje qytetet kryesore të shteteve përkatëse.

Zyrtarët nga Qendra e Botimeve për diasporën kanë thënë se janë në prag të mbylljes së marrëveshjes për një klasë ku do të zhvillohet mësimi.

“Po mundohemi të hapim shkollën e parë shqipe në Madrid për fëmijët dhe të gjithë ata që duan të mësojnë shqip”./albinfo.ch.


MË SHUME NGA Shqipëri