SBASHK-u kritikon mësimin tërëditor, nuk kanë kushte shkollat
BKT
Lajme

SBASHK-u kritikon mësimin tërëditor, nuk kanë kushte shkollat

Mësimi tërëditor në shkolla para disa viteve u patë testuar në ca shkolla të Prishtinës, por nuk treguar sukses. Kjo për shkak të mungesës së hapësirave për mësim, sallave sportive, byfeve, mungesës së kabineteve. Ky vlerësim u pat bërë nga Institute përgjegjëse.

E pikërisht për shkak të këtyre vërejtjeve, SBASHK-u e kritikon, gjegjësisht mendon se nuk do të ketë mësim tërëditor në Kosovë.

“Mësimin tërëditor e kemi kritikuar dhe do ta kritikojmë, kështu siç po mendohet të bëhet. Arsyeja është kjo, mësimi tërëditor do të ishte monoton për nxënës, nuk kemi salla të edukatës fizike, derisa më e ndjeshmja është kuzhina, ashtu qysh ndodh nëpër vende të tjera të Evropës, një vend ku fëmija ushqehet shëndetshëm.

Uroj që institucionet tona t’i shikojnë modelet e shkollave, ku përveç mësimdhënësve që janë të angazhuar për mësim të rregullt pjesën tjetër të mësimit angazhon mësimdhënës të tjerë. Ndërkohë, vëmendje duhet t’i kushtohet edhe nxënësve që janë më të dobët. Derisa në Kosovë punojmë me shpuzë dhe shkumës, nuk do të ketë mësim tërëditor”, tha Jasharaj për Gazeta Observer.

Sipas tij, nëse do të ishin kushtet si duhet në shkolla, atëherë mësimi tërëditor do të ishte i mirëseardhur.

“Duhet bërë edhe kuzhina në shkollë. Në Prishtinë dikur filloi testimi për mësim tërëditor, por që në heshtje u harrua. Kjo, për shkak se nuk shkoi si duhet. U mendua me kifle e qumësht, fëmijët mund të rrinë tërë ditën në shkollë, derisa mungojnë kushtet minimale. Kjo është ide e gabuar, që i njëjti mësimdhënës të kalojë tërë ditën në shkollë ”, tha Jasharaj.


MË SHUME NGA Lajme