Përfundon takimi Thaçi-Palmer, diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë
BKT
Lajme

Përfundon takimi Thaçi-Palmer, diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social `Instagram` ka thënë se ka përfunduar takimin me të ngarkuarin e posaçëm të Departamentit të SHBA-së,Palmer.

Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, për nevojën e shpejt të themelimit institucioneve të Republikës së Kosovës, që do të angazhoheshin në një prioritet shtesë për zhvillimin ekonomik, për rend dhe ligj, për të ardhmen euroatlanti

Postimi i plotë:

Sapo e përfundova takimin me të ngarkuarin e posaçëm të Departamentit të SHBA-së, z. Palmer. Diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, për nevojën e shpejt të themelimit institucioneve të Republikës së Kosovës, që do të angazhoheshin në një prioritet shtesë për zhvillimin ekonomik, për rend dhe ligj, për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për reformat demokratike. Dhe, në të njëjtën kohë, për një angazhim maksimal për të gjitha zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një të ardhme të sigurt për të qenë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kosova është në rrugë të drejtë. Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e vazhdueshme SHBA-së.


MË SHUME NGA Lajme