16:52 / 01.11.2019
Emery nuk e fton Xhakën për ndeshjen e radhës
Granit Xhaka nuk do të përfshihet në listën e të ftuarëve nga Arsenali në ndeshjen e së shtunës në Premier League kundër Wolves.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet trajneri i Arsenalit, Unai Emery.
“Ai po stërvitet. Ai nuk luajti kundër Liverpoolit, dhe për mua do të vazhdojë, mbi të gjitha ne jemi duke u përqendruar për nesër (ndeshja kundër Wolves)”, ka deklaruar Emery.
“Njeriu, si të gjithë, ka ndjenja. Çështja e Xhakës javën e kaluar është një çështje që do kohë. Ai ka nevojë për kohë për të rikuperuar normalitetin në të”.























