16:56 / 01.11.2019
Juventus me kontratë të re për për Szczesny
Klubi torinez është i vendosur për të vazhduar kontratën me gardianin e portës Wojciech Szczesny.
Siç raporton Gazeta delllo Sport, drejtuesit e klubit tashmë i kanë ofruar kontratën e re 29 vjeçarit, e cila do ta lidhte atë më kampionin italian deri në vitin 2024 dhe paga e tij do të rritej deri në 4.5 milion euro në vit.
Kujtojmë që Szczesny ka gjithsej 6 paraqitje me Juventusin në Serie A këtë sezon.























