Zyrtare: Agim Sopi merr “timonin” e Feronikelit
Skuadra e Feronikelit para pak çastesh ka prezantuar trajnerin e ri.
Ashtu siç edhe pritej, Agim Sopi do të jetë pasuesi i Vukicevic tek skuadra nga Drenasi.
50-vjeçari më parë ka qenë ndihmës trajner tek Kombëtarja e Maqedonisë U21.Ndërkohë ai karrierën më të gjatë e ka kaluar në Suedi, tek skuadrat si Landskrona, Prespa Birlik e Rosengard.
Trajneri, Agim Sopi, është i njohur për kualifikimin e skuadrës së Maqedonisë së Veriut U21 në Kampionatin Evropian në rolin e trainerit, gjatë viteve 2014-2017. Para se të merrte drejtimin e skuadrës së FC Feronikelit, Sopi drejtoi skuadrën suedeze Landskrona. Ai është i lindur në Shkup në vitin 1969, me prejardhje nga Kosova, por që jeton në Suedi qe një kohë të gjatë.
Sopi është trajner me karakter sulmues, ku formacioni i tij i preferuar është 4-2-3-1, i cili i përshtatet me përpikmëri skuadrës sonë.
Kujtojmë që Nikli ditë më parë shkarkoi nga detyra trajnerin Vukicevic, për shkak të rezultateve të dobëta në 12 javët e para në Superligën e Kosovës.
Nikli renditet në pozitën e gjashtë me gjithsej 19 pikë.























