18:47 / 01.11.2019
20 klube pas Haalandit
Manchester United dhe Juventus kryesojnë listën prej më shumë se 20 klubeve, që monitorojnë sulmuesin Erling Braut Haaland.
Red Bull Salzburg janë të hapur për ta shitur norvegjezin gjatë verës.
Haaland u bashkua me Salzburgun nga Molde në janar dhe ka shënuar 23 gola të jashtëzakonshëm në 20 paraqitje për skuadrën austriake.
Këtë sezon ai ka 22 gola në 15 ndeshje, duke përfshirë gjashtë në Ligën e Kampionëve, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në këtë garë, një përpara Robert Lewandowskit.























