19:23 / 01.11.2019
Guardiola mbron Xhakën: Është një lojtar i jashtëzakonshëm
Trajneri i Manchester Cityt ka folur për mesfushorin kosovar të Arsenalit, Granit Xhaka.
"Ai është kapiten sepse ka diçka të veçantë. 'Incidenti' ka ndodhur sepse ndonjëherë ju e humbni kontrollin. Do të harrohet, ata do të ecin përpara dhe shpresojmë që tifozët të mund ta falin Xhakën dhe ai mund të tregojë se është një lojtar i jashtëzakonshëm", ka thënë Guardiola.























