Numërohen votat nga diaspora, NISMA – AKR nuk e kalojnë pragun
BKT
Lajme

Numërohen votat nga diaspora, NISMA – AKR nuk e kalojnë pragun

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora.

Gjithsej janë numëruar rreth 4451 vota, ku partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur e para me gjithsej 2083 vota.

LDK ka mbledhur 1053 vota, PDK 555, ndërsa koalicioni AAK – PSD ka 281 prej tyre.

E koalicioni NISMA – AKR ka marrë goditjen e ku sipas hulumtuesit Armend Muja ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.

NISMA – AKR me votat e përgjithshme tani ka 4.99 për qind të votave që nuk ua mundëson ulëset brenda Kuvendit.

“Zgjedhjet 2019: Pas numërimit te votave te fundit te diasporës, Nisma përfundimisht jashtë Kuvendit”.


MË SHUME NGA Lajme