Nëna e Ronaldos: Mafia e ka penguar djalin tim
Dolores Averio, nëna e Cristiano Ronaldos, ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare me deklaratën e saj të fundit.
Dolores u shpreh për një televizionportugez se mafia e futbollit e ka penalizuar djalin e saj për të fituar më shumë çmime individuale.
“Ekziston një mafia dhe është fjala e duhur për ta përkufizuar. Nëse shikoni gjithçka që ka ndodhur, do ta kuptoni se është për shkak të mafias. Nëse do të ishte spanjoll ose anglez, ata nuk do të bënin atë që i bënë atij. Por meqë ai është portugez dhe nga Madeira, kjo mund të ndodhë.
"Topi i Artë këtë vit? Nuk e di nëse do ta marrë ai atë, por besoj. E meriton nëse analizojmë atë ccfarë ka bërë ai gjatë sezonit.”
Ronaldo ka fituar pesë “Topa të Artë” gjatë karrierës së tij dhe është pretendent për të fituar të gjashtin këtë vit.























