11:27 / 02.11.2019
Krunic kërkon largimin nga Milano
Rade Krunic u transferua këtë merkato verore në San Siro.
Pas paraqitjeve mjaft të mira sezonin e kaluar, Krunic arriti të sigurojë transferimin te Milani këtë verë, por pas 10 javëve të para, ka luajtur vërtetë pak dhe edhe nga Stefano Pioli nuk shihet si titullar.
Sipas mediave boshnjake, mesfushori është i pakënaqur me eksperiencën te kuqezinjtë, pasi sheh që është i fundit në hierarkinë e mesfushorëve të shumtë dhe po mendon largimin në huazim në janar, për të luajtur rregullisht.























