12:11 / 02.11.2019
Kthehet Sensi, mungon Asamoah
Asamoah do të mungojë kundër Bolognas, por është rikthyer Stefano Sensi
Stefano Sensi ka lënë lëndimin prapa.
Mesfushori që pëlqehet shumë nga Antonio Conte, ka udhëtuar me skuadrën për ndeshjen e sotme që Interi do ta zhvillojë me Bolognan.
Ndërsa, mbrojtësi i majtë, Kwadwo Asamoah mund të mos luajë pasi Conte po mendon ta pushojë për ndeshjen e së martës në Champions League kundër Borussia Dortmund.
Ai ka probleme të vazhdueshme me gju që nga sezoni 2014/15 dhe për këtë Conte po e pushon kohë pas kohe.
Cristiano Biraghi do ta zëvendësojë 30-vjeçarin në krahun e majtë të mbrojtjes























