United pëson humbje nga Bournemouth
BKT
Sport

United pëson humbje nga Bournemouth

Manchester United ka regjistruar humbjen e 4-t në kampionat, teksa u mposht në transfertë nga Bournemouth.

Në 11 javë, “djajtë e kuq”, kanë arritur të sigurojnë vetëm 13 pikë, duke mbajtur momentalisht vendin e 8-të.

Ishte sulmuesi King, që në minutën e 45-të, iu dhuroi fitoren vendasve, të cilët u rikthyen tek rezultatet pozitive pas 5 javësh.

Në sfidën e radhës, Manchester United do të presë Brighton, teksa fitorja është detyrim për skuadrën e Solskjarej. 

Pas disfatës të sotme, stoli i trajnerit është lëkundur ndjeshëm, teksa shkarkimi duket shumë pranë.