Hadergjonaj, Rashicës: “E bombardove Bundesligën”
BKT
Sport

Hadergjonaj, Rashicës: “E bombardove Bundesligën”

Florent Hadergjonaj dhe Milot Rashica pas dy jave pritet të grumbullohet në Prishtinë aty ku do të përgatiten për dy ndeshjet e nëntorit që Kosova i zhvillon me Çekinë dhe Anglinë.

Rashica është duke kaluar formë shumë të mirë te Werderi ku po shënon rregullisht dhe ky është një lajm i mirë edhe për bashkëlojtarët e tij te Kosova.

Njëri nga ata që ka reaguar në një postim të bërë nga Rashica në Instagram pas golit me Freiburgun ka qenë Florent Hadergjonaj.

“Urime mili e bombardove Bundesligan babo”, ka shkruar Hadergjonaj.

Të gjithë po shpresojnë se kjo formë e mirë e Rashicës të vazhdojë edhe në fanellën e Kosovës.