Ramos: Humbëm mundësinë për t’u bërë lider
Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos ka thënë se kanë humbur një ‘mundësi të artë’ për t’u bërë lider i La Liga.
Dje Reali barazoi me Real Betis, por nëse do të fitonte do të bëhej lider në kampionatin spanjoll, pasi Barcelona u mposhtë nga Levante. Spanjolli ka thënë se është i zhgënjyer sepse ishte shans i mrekullueshme.
“Asgjë nuk ndodhi, futbolli nuk është i lehtë. Barcelona u mposhtë nga Levante, nuk mund të presësh të fitosh çdo ndeshje, pavarësisht kundër kujt luan. Liga jonë është më e mira në botë, duhet të luajmë dhe provojmë të bëjmë më të mirën. Ishte mundësi e mirë për të qenë lider. Luftuam nga minuta e parë, por nuk arritëm të shënojmë”, deklaroi ai.
“Los Blancos”, janë në vendin e dytë me 22 pikë, aq sa ka dhe lideri Barcelona.























