15:59 / 03.11.2019
Lajm i keq për Kombëtaren, lëndohet Kumbulla
Një nga futbollistët më në formë të kombëtares sonë, Marash Kumbulla, me shumë mundësi nuk do të jetë për dy ndeshjet e radhës së kombëtares sonë.
Mbrojtësi i Veronës, është detyruar që të dalë nga fusha e lojës vetëm 17 minutash në duelin ndaj Brescias.
Kumbulla ka ndjerë shqetësime fizike, duke i bërë me shenjë trajnerit Juric, i cili e zëvendësoi.
Në orët në vijim pritet që të mësohet më shumë për gjendjen e Kumbulla-s, por vështirë se mund të jetë i gatshëm për Andorrën dhe Francën.























