Allegri në ‘radarin’ e Bayernit
BKT
Sport

Allegri në ‘radarin’ e Bayernit

Pas raportimeve se Massimiliano Allegri po kërkohet nga Manchester Unitedi, Real Madridi, Arsenali e Tottenhami, listës së klubeve që e kërkojnë trajnerin italian i është shtuar edhe Bayerni.

Ish-trajneri i Juventusit po kërkon aventurë të re, pasi i dha fund karrierës te Juve duke fituar pesë tituj kampioni në Itali.

Sipas “Corriere dello Sport”, Allegri është kandidati kryesor për të marrë postin e trajnerit te Baeyrni nëse gjiganti gjerman vendos për largimin e Niko Kovaçit. Presioni te bavarezët është rritur edhe më shumë pas humbjes 5 me 1 nga Frankfurti në fundjavë, raporton ER.

Allegri do të ishte italiani i tretë që mund të udhëheqë Bayernin pas Giovanni Trapattonit e Carlo Ancelottit.