20:12 / 03.11.2019
Fiorentina vetëm barazim me Parmën
Fiorentina dhe Parma janë ndarë në paqe në ndeshjen e javës 11 të Serie A.
Mysafirët erdhën të parët në epërsi me golin e Gervinho në minutën 40, me të cilin rezultat (0:1) përfundoi pjesa e parë.
Skuadra vendëse u rikthye në lojë duke barazuar shifrat përmes Castrovilli në minutën 67.
Por, kjo ishte e tëra që Fiorentina arriti të bëjë pasi deri në përfundim të ndeshjes nuk arriti të konkretizojë rastet për të arritur deri te tri pikët e reja.
Pas këtij barazimi Parma renditet në pozitën e dhjetë në tabelë me 13 pikë, derisa Fiorentina është e teta me 16 pikë.























