Dua Lipa e jashtëzakonshme: Hap mbrëmjen e MTV EMAs 2019
BKT
Magazina

Dua Lipa e jashtëzakonshme: Hap mbrëmjen e MTV EMAs 2019

Teksa hapi mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards’, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa bëri një shfaqje për tu kujtuar.

24’vjeçarja e cila kishte ndryshuar veshjen nga ajo me të cilën u paraqit në qilimin e kuq të kësaj mbrëmje, u shfaq me një pamje jashtëzakonisht tërheqëse teksa performoi në skenën që “e dogji” me paraqitjen e saj.

Më pas zuri vend afër të dashurit të saj, Anwar Hadid, i cili nuk e la vetëm në këtë Gala mbrëmje.

Pritet që gjatë kësaj kohe, Dua të sjellë albumin e saj të ri për të cilin thotë se është një përzierje e muzikës së saj të vjetër dhe disa zhanreve të reja.  

 


MË SHUME NGA Magazina