11:23 / 04.11.2019
Azpilicueta shpreh shqetësimin për VAR
Kapiteni i Chelseas, Cesar Azpilicueta, ka thënë se VAR nuk është duke u përdorur në mënyrën e duhur.
Gjatë këtij sezoni në Premier Ligë ka pasur disa gabime të mëdha nga VAR, gjë që ka bërë që shumë lojtarë dhe trajnerë në Premier Ligë të jenë të pakënaqur.
Spanjolli tha se nuk është i kënaqur nga ky sistem, pasi nuk po përdorët në mënyrën e duhur.
“Kemi shumë mbledhje për VAR. Është ekrani për arbitrin për të parë nëse është penallti ose jo, nuk e di pse nuk po përdoret. Nuk jemi në rrugën e duhur me këtë sistem”, deklaroi ai.
Chelsea gjatë këtij sezoni është në formë të mrekullueshme pasi në pesë ndeshjet e fundit në kampionatin anglez nuk di për humbje dhe ka grumbulluar 23 pikë, tetë më pak se lideri Liverpool.























