14:02 / 04.11.2019
United hyn në garë për Onana
Manchester United i është bashkuar garës për portierin e Ajax, Andre Onana.
Sipas mediave angleze, gjigantët evropianë PSG, United e Tottenham kanë kontaktuar agjentin e portierit.
Mirëpo, Ajax nuk dëshiron ta shesë portierin kryesor në skuadër gjatë afatit dimëror.
Onana ka kontratë me kampionët e Holandës, deri në vitin 2022 dhe nuk do të largohet nëse nuk paguhet vlera prej 50 milionë eurosh.
Tottenham ka shfaqur më së shumti interesim për portierin me prejardhje nga Kameruni, pasi e shohin si zëvendësim adekuat për Hugo Lloris.























