Rita Ora kujton këngën e realizuar në Kosovë: Nuk do ta harroj kurrë
Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, ka kujtuar 1 vjetorin e këngës ‘Shine Ya Light’, ajo ka shkruar se ka kujtime të mrekullueshme nga xhirimet në Kosovë, dhe se s’do të harroj kurrë.
Këngëtarja Ora me famë në të gjithë botën, erdhi në Kosovë vite më parë pikërisht për ta realizuar klipin e këngës ‘Shine Ya Light’ në të cilin morën pjesë shumë njerëz dhe për të cilin është punuar gjatë.
Rita Ora përmes 'Instagramit' ka kujtuar këtë kohë dhe ka treguar se sa e lumtur ishte që këtë këngë e realizoi në Kosovë ku takoi shumë persona.
“Sot është përvjetori i këngës ‘Shine Ya Ligh’t. Kaq shumë kujtime të mrekullueshme nga xhirimet në Kosovë dhe puna e shumë njerëzve. Një nga këngët e mia të para dhe diçka qe s’do të harroj kurrë”, shkroi ajo.
Rita u shfaq me flamurin e Kosovës në këtë klip.























