Ky është programi i nesërm në`Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Florida Gashi koordinatore për media, e cila do të flasë për dy grupe muzikore nga Zvicra, të cilat do të mbajnë koncert për liri të lëvizjes për kosovarët.
Mysafirë të tjerë do të jenë Aileen Wils profesoreshë dhe Arta Basha Jakupi profesoreshë, të cilat do të mbajnë ligjeratë për artin publik, po ashtu do të flasin për avancimin e njesive akademike si dhe bashkëpunimet me jashtë.
Në nje lidhje të drejtpërdrejtë Arbër Myftari përfaqësues i zyrës ndërlidhëse, i cili na njofton për javën e kulturës japoneze, "Qeverin Japoneze në Kosovë".
Po ashtu në një lidhje drejtpërdrejtë do të jetë Labinot Berisha nga MKRS, si dhe Driton Rukiqi, të cilët flasin për kundërshtimin e vendosjes së presidencës në objektin e MKRS-së.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së























