Dugolli mbështet Hasanin në fushatën kundër narkotikëve tek të rinjtë
BKT
Lajme

Dugolli mbështet Hasanin në fushatën kundër narkotikëve tek të rinjtë

Koordinatori Nacional për Rini, njëherësh shef i Task-Forcës Kundër Drogave, ka takuar drejtorin e Pallatit të Rinisë, Ilir Dugollin, nga i cili ka marr mbështetjen për fushatën shtetërore kundërt prezencës së narkotikëve tek të rinjtë.

Hasani përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nga Dugolli ka kërkuar të të rriten aktivitetet kulturore dhe rinore brenda Pallatit si dhe të ofrohet siguri për të rinjtë që frekuentojnë Pallatin e Rinisë.

Ky është njoftimi i tij i plotë në Facebook:

Njëjtë sikurse me z.Eset Berisha, Drejtorin e Aviacionit Civil, ku biseduam rreth masave kundër shpërndarjes së narkotikëve tek të rinjtë dhe pamundësimin e trafikimit të narkotikëve përmes hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës, në kuadër të koordinimit për fillimin e fushatës shtetërore kundër prezencës së narkotikëve tek të rinjtë, kam takuar edhe Drejtorin e Pallatit të Rinisë z.Ilir Dugolli.

Nga Drejtori Dugolli mora mbështetjen e tij dhe institucionit që ai drejton, për angazhimin maksimal që në kuadër të fushatës kundër narkotikëve tek të rinjtë, të rriten aktivitetet kulturore dhe rinore brenda Pallatit si dhe të ofrohet siguri për të rinjtë që frekuentojnë Pallatin e Rinisë.

Fushata shtetërore kundër prezencës së narkotikëve tek të rinjtë e bashkërenduar me të gjitha institucionet relevante do të jetë më e fuqishme në ditët në vijim me lansimin e programit dhe kalendarit me aktivitetet e saj.


MË SHUME NGA Lajme