Ngjarjet e datës 6 nëntor
RTKlive
Ngjarjet e datës 6 nëntor 2019.
11:00
Promovohet libri universitar “Teori dhe strategji të mësimdhënies – Qasja konstruktiviste”, e autorit Xhavit Rexhaj. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë)
15:00
Mbahet takimi i përbashkët i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë ku do të diskutojnë mbi progresin e arritur në procesin e Certifikimit të bazuar në Testim për personelin e kompanive ujësjellës-kanalizime. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
16:00
Instituti “Riinvest” organizon ceremoninë e nënshkrimit të Kodit të Bizneseve Kundër Korrupsionit. Marrin pjesë: Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi; Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
18:00
Hapet “Java Japoneze”, organizuar nga Ambasada e Japonisë në Austri dhe Fondacioni Japonez. Me këtë rast mbahet koncert nga Sumie Kaneko (Shamisen, Koto) & Takuya Taniguchi (Taiko). (Kino “Armata”, Prishtinë)
18:00
Fillon Konferenca Ballkanike dyditore me moton “Ujë për të gjithë’’. Marrin pjesë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka; ai i Mjedisit, Fatmir Matoshi etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
20:30
Në kuadër të “Javës Japoneze”, shfaqet filmi “Mori, Vendbanimi i Artistit”. Hyrja është falas. (Kino “Armata”, Prishtinë)























