Barcelona i bashkohet garës për sensacionin norvegjez, Haaland
BKT
Sport

Barcelona i bashkohet garës për sensacionin norvegjez, Haaland

Sulmuesi i RB Salzburg, Erling Braut Haaland ka përfunduar në radarin e gjigantit katalunas, Barcelonës.

19-vjeçari shënoi shtatë gola në katër ndeshjet e tij të para në Ligën e Kampionëve këtë sezon me klubin austriak.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që sulmuesi i talentuar norvegjez të përfundoj në radarin e klubeve të mëdha evropiane.

Sipas gazetës Marca, Barcelona është klubi i madh i fundit që ka vendosur të ndjek yllin e Salzburgut, Harland, raporton telegrafi.

Përveç Barcelonës, interesim ka shprehur edhe Real Madridi, Juventusi, Manchester Unitedi, Manchester City, Arsenali dhe Liverpooli.

Çmimi i lojtarit thuhet se tani ka shkuar rreth 40-50 milionë euro.