Dakota Johnson ngre në qiell njerkun me lëvdata
BKT
Magazina

Dakota Johnson ngre në qiell njerkun me lëvdata

Johnson ka njerkun më të mirë në botë! Të paktën bazuar në deklaratat e saj në “Hollywood Film Awards”.

Aktorja e filmit “Fifty Shades Freed “ e ka ngritur në qiell me lëvdata Antonio Banderas, i cili qëndroi i martuar me nënën e saj Melanie Griffith për 20 vjet para se të ndaheshin në 2015, ndërkohë që e prezantoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Los Anxhelos.

“Kur isha 6 vjeç mamaja ime u martua me një burrë i cili na solli dritë të madhe dhe një botë tërësisht të re kreativiteti dhe kulture. Antonio më mësoi për pasionin dhe disiplinën e vërtetë. Ai e donte mamanë time, motrat dhe mua shumë,” është shprehur 30 vjeçarja duke theksuar se Banderas i ndryshoi “përgjithmonë” atyre jetën me dashurinë e tij.


MË SHUME NGA Magazina