Ja si mund të kualifikohet tutje Interi në Champions
Interi ka pësuar një humbje shokuese përballë Dortmudnit në “Signal iduna park”.
Në pjesën e parë “Nerazzurrët” ishin duke kryesuar 2-0, por në fraksionin e dytë të lojës patën rënie të madhe duke u mposhtur 3-2 në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.
Pavarësisht kësaj disfate nuk ka vend për shqetësim në kampin zikaltër, pasi fati i kualifikimit është në dorën e tyre. Nëse i fiton dy ndeshjet e fundit të mbetura në fazën e grupeve, Interi mund të kualifikohet në rundin e ardhshëm të kompeticionit më të rëndësishëm në Europë në rang klubesh.
Zikaltrit do të përballen me Slavian e Pragës dhe Barcelonën në shtëpi. Nëse do të dalin me pikë të barabarta me Dortmundin, atëherë Interi do të kualifikohet për shkak se kanë avantazhin e ndeshjes direkte. Por zikaltërve mund t’u mjaftojë edhe një barazim në Pragë dhe një fitore me Barcelonën nëse Borussia e Dortmundit do të fitojë në shtëpinë e Messit ndeshjen e ardhshme.























