A do të kthehet Pogba në Juventus? Përgjigjet Ribalta
BKT
Sport

A do të kthehet Pogba në Juventus? Përgjigjet Ribalta

Ish-shefi i Manchester United, Javier Ribalta ka thënë se mesfushori Paul Pogba është gati për t’u larguar nga “Old Trafford”, në vitin 2020.

Pogba gjatë tërë afatit veror ishte i kërkuar nga “Zonja e Vjetër”, por nuk ishin të gatshëm të paguajnë 180 milionë euro për francezin.

Ribalta beson që francezi do të rikthehet në Torino, nëse United dështon të siguroj një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Mund të them se Pogba do të rikthehet në Juventus. Pa Ligën e Kampionëve, është i destinuar të largohet nga United”, deklaroi ai.

Pogba mbetet i kërkuar edhe nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.