15:56 / 06.11.2019
Vedat Gashi zgjidhet ligjvënës në Amerikë
Avokati me prejardhje nga Kosova Vedat Gashi, që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të zgjidhet si ligjvënës i qarkut të katër në Westchester të New Yorkut.
Gashi në Twitter i ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij.
Ai ka premtuar se do të punoi për të mirën e të gjithëve.
Vedat Gashi, ka qenë i angazhuar edhe në Qeverinë e Kosovës, si këshilltar duke qenë pjesë e parapërgatitjeve për procesin e negociatave të Vjenës, që si rezultat sollën Pavarësinë e Kosovës, me Planin e Marti Ahtisaarit.























