16:48 / 06.11.2019
Milan sytë kah mesfushori i Barcelonës
Milan është duke treguar interesim për mesfushorin e Barcelonës, Carles Alena.
Alena nuk po arrin të tregojë veten te klubi blaugranas, pasi shumicën e kohës ishte rezervë dhe ka luajtur vetëm një ndeshje për kampionët e Spanjës.
Ndërsa gjiganti italian është në formë jo të mirë dhe po kërkon të transferojë lojtarë gjatë afatit dimëror me shpresën për t’u rikthyer në formën e duhur.
Sipas raportimeve, Barcelona është e gatshëm ta lejojë spanjollin të largohet nga “Camp Nou” në formë huazimi. Në garë për Alena është edhe gjiganti anglez, Tottenham.























